Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës si organ përgjegjës për zbatimin e legjislacionit në
fushën e mbrojtjes së konkurrencës është themeluar në vitin 2005, ndërsa nga viti 2006
është përgjegjës për zbatimin e legjislacionit në fushën e kontrollit të ndihmës shtetërore.
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës është përgjegjës për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen
e Konkurrencës (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 145/10, 136/11, 41/14,
53/16 dhe 83/18) dhe Ligjit për kontrollin e ndihmës shtetërore (Gazeta Zyrtare e Republikës
së Maqedonisë nr. 145/10).


E drejta e konkurrencës është vendosur për të mbrojtur konkurrencën e lirë në mes
ndërmarrjeve në treg. Konkurrenca e lirë ka rëndësi vendimtare për të gjithë shtetet,
ekonomia e te cilëve bazohen ne parimin e tregut të lirë, ku shpërndarja e mjeteve është
rezultat i raporteve të ofertës dhe kërkesës në treg, kurse jo pasojë e masave me të cilat
shteti intervenon në raportet në mes ndërmarrjeve.


Zbatimi i rregullave te konkurrencës ka për qëllim vendosjen e një tregu, ku ndërmarrjet
marrin pjesë ne mënyrë te barabartë dhe në kushte të njëjta, kurse pozita e tyre në treg së
pari të vlerësohet në bazë të cilësisë së prodhimeve përkatësisht shërbimeve të cilat i
ofrojnë.


Në këtë kuptim, detyrë e së drejtës së konkurrencës është ti ndalojë aktivitetet dhe praktikat
e herë pas hershme afariste në treg, të cilat disa ndërmarrje mund ti sjellin ne pozitë e cila
në mënyrë të pa drejtë është më e volitshme në krahasim me ndërmarrjet e tjera, e me këtë
të cenoj konkurrencën e lirë në mes ndërmarrjeve.


Kompetencat themelore te Komisionit për mbrojtën e konkurrencës janë ta kontrollojë
zbatimin e dispozitave dhe rregullave te miratuara ne bazë të Ligjit për mbrojtën e
konkurrencës, Ligjit për Kontrollin e Ndihmës Shtetërore, t’i përcjell dhe analizon gjendjet në
treg deri në atë shkallë të nevojshme për zhvillim të lirë dhe efikas të konkurrencës ,të
inicion procedura dhe të merr vendime ne pajtim me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e
Konkurrencës dhe Ligjit për Kontrollin e Ndihmës Shtetërore.


Komisioni është organ shtetëror i pavarur në cilësinë e personit juridik, i pavarur në punën e
tij dhe në marrjen e vendimeve në suaza të kompetencave te përcaktuara me Ligj. Komisioni
është i përbërë nga Kryetari dhe katër anëtarë të cilët i emëron dhe i shkarkon Kuvendi i
Republikës së Maqedonisë, në periudhë prej pesë viteve me të drejtë riemërimi. 


Kryetari dhe së paku dy anëtar janë profesionalisht të angazhuar në punën e Komisionit.
Kryetari i Komisionit e përfaqëson, prezanton dhe udhëheq punën e Komisionit. 

Punët administrative, profesionale dhe ato administrative-teknike të Komisionit i kryen
shërbimi profesional, i cili është i organizuar në pesë sektor dhe nga dy njësi në çdo sektor.
Me shërbimin profesional udhëheq sekretari i përgjithshëm, të cilin e zgjedh dhe e shkarkon
Komisioni. 


Në përputhje me dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, Qeveria e Republikës së
Maqedonisë së Veriut miratoi aktet nënligjore si në vijim:

  1. Rregullore për kushte më të afërta të kontratave me ndikim të vogël (“Gazeta Zyrtare
    e Republikës së Maqedonisë” nr. 44/12).
  2. Rregullore për formën dhe përmbajtjen e njoftimit të përqendrimit dhe
    dokumentacionit të nevojshëm që dorëzohet së bashku me njoftimin (“Gazeta Zyrtare
    e Republikës së Maqedonisë” nr. 44/12).
  3. Rregullore për përjashtim grupor të disa llojeve të kontratave për sigurim (“Gazeta
    Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 44/12).
  4. Rregullore për kushte më të afërta për përjashtim grupor të disa llojeve të kontratave
    për specializim (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 44/12).
  5.  Rregullore për kushte më të afërta për përjashtim grupor të disa llojeve të kontratave
    për transferim dhe teknologji, për licencë ose për knonj-honj (“Gazeta Zyrtare e
    Republikës së Maqedonisë” nr. 44/12).
  6. Rregullore për përjashtimin grupor të disa llojeve të kontratave vertikale (“Gazeta
    Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 42/12).
  7. Rregullore për përjashtim grupor të disa llojeve të kontratave për distribuim dhe
    servisim të automjeteve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 42/12).
  8. Rregullore për kushte më të afërta për përjashtim grupor të disa llojeve të kontratave
    për hulumtim dhe zhvillim (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 42/12).
  9. Rregullore për kushtet më të afërta për heqjen ose uljen e gjobës dhe procedurën
    sipas së cilës Komisioni Vendimmarrës për kundërvajtje vendos për heqjen ose uljen
    e gjobës (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Moldavisë”, nr. 41/12).
    Me Rregulloret e shënuara sigurohet rregullimi i disa instituteve të parapara me Ligjin për
    Mbrojtjen e Konkurrencës, me çka mundësohet zbatimi i drejtë i tyre në praktik, si dhe
    harmonizimi i plotë i kësaj pjese të rregullimit të konkurrencës me të drejtën e BE-së, kurse
    në mënyrë të posaçme me legjislacionin sekondar të BE-së.
    Ndihmë shtetërore është çdo ndihmë, e ndarë nga dhënësi i ndihmës shtetërore, në çdo
    formë, me të cilën krijohen kushte të volitshme për ndërmarrje të caktuara, prodhim të
    mallrave të caktuar ose dhënien e shërbimeve të caktuara.

Ligji për Kontrollin e Ndihmës Shtetërore, jep kornizë juridike me të cilën rregullohet
procedura dhe mbikëqyrja e ndarjes dhe shfrytëzimit të ndihmës shtetërore me qëllim të
implementimit të parimeve të ekonomisë së tregut, mbajtjen e konkurrencës lojale dhe
kryerjen e obligimeve në bazë të marrëveshjeve të ratifikuara ndërkombëtare të cilat
përmbajnë dispozita për ndihmën shtetërore. Ligji është në harmonizim të plotë me
legjislacionin evropian.


Në të definohen termet kryesore të cilat përdoren në zbatimin e kontrollit të ndihmës
shtetërore dhe definohet ndihma kompatibile shtetërore.


Gjithashtu definohet se cila ndihmë shtetërore mund te jetë kompatibile dhe dhënësve të
ndihmës shtetërore u jepen detyrat kryesore për dorëzimin e njoftimeve-notifikimeve dhe
raporte Komisionit. Gjithashtu, në ligj rregullohet procedura para Komisionit gjatë vlerësimit
të ndihmës shtetërore.


Në përputhje me ligjin dhe për shkak të përpunimit më të ngushtë në zbatimin e legjislacionit
për ndihmë shtetërore, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, i miratoi aktet nënligjore si në
vijim:

  1. Rregullore për kushtet dhe procedurën e dhënies së ndihmës me ndikim të vogël (de
    minimis) (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 141/11).
  2. Rregullore për mënyrën dhe procedurën e paraqitjes së njoftimit për dhënien e
    ndihmës shtetërore, si dhe procedurën e mbikëqyrjes së ndihmës ekzistuese
    shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 142/11).
  3. Rregullore për kushtet dhe procedurën e dhënies së ndihmës rajonale (“Gazeta
    Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 109/13).
  4. Rregullore për kushtet dhe procedurën e dhënies së ndihmës horizontale (“Gazeta
    Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 109/13).
  5. Rregullore për përcaktimin e kushteve dhe procedurës për dhënie të ndihmës për
    shpëtim dhe rikonstruim të ndërmarrjeve me vështirësi (Gazeta zyrtare e RM-së nr.
    81/03 dhe 83/07).
    Me Rregulloret e shënuara sigurohet rregullimi i disa instituteve të parapara me Ligjin për
    Kontrollin e Ndihmës Shtetërore, me çka mundësohet zbatimi i drejtë i tyre në praktik, si dhe
    harmonizimi i plotë i kësaj pjese të rregullimit të kontrollit të ndihmës shtetërore me të drejtën
    e BE-së, kurse në mënyrë të posaçme me legjislacionin sekondar të BE-së.