Në periudhën prej 07-09.03.2017, në Budapest, Republika e Hungarisë u mbajt ,,Seminari për përcaktimin e tregut relevant”, në organizim të OECD-së- Qendra Rajonale për Konkurrencë në Budapest, në kuadër të programit të rregullt të Qendrës. Ky seminar ishte edhe një rast për trajnimin e mëtejshëm të përfaqësuesve të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës të Republikës së Maqedonisë.

Qëllimi i seminarit ishte trajnimi i avancuar i përfaqësuesve të autoriteteve të ndryshme të konkurrencës për përcaktimin e tregut relevant, si një fazë e detyrueshme pothuajse në të gjitha procedurat për mbrojtjen e konkurrencës, sidomos në procedurat për kontrollin e përqendrimeve. Pjesëmarrës në seminar ishin panelistët e Qendrës Rajonale për konkurrencë, Komisioni Evropian, Autoriteti Francez i Konkurrencës (Autorité de la concurrence), Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA-së ((Federal Trade Commission) dhe organet për mbrojtjen e konkurrencës së Hungarisë, si dhe përfaqësuesit e organeve nacionale për konkurrencë. Gjatë seminarit filluan të punonin në disa raste hipotetike ku ishin të përfshirë të gjitha vendet pjesëmarrëse, si raste hipotetike të cilët u zgjidhën në mënyrë individuale në grupe të vogla.

Në seminar morën pjesë përfaqësues të autoriteteve konkurruese nga disa vende: Shqipëria, Armenia, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Gjeorgjia, Kazakistani, Kosova, Kirgistani, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Federata Ruse dhe Republika e Serbisë.

Në këtë seminar, si dhe në të gjitha të tjerët të organizuara nga OECD-ja – Qendra Rajonale për Konkurrencë në Budapest kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe kjo ishte veçanërisht e rëndësishme dhe e dobishme në punën e përditshme të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.